Publikohen shifrat, çanta e Beatrix Ramosaj kushton sa një Mercedes S-Class

Yjet e shoubizit shqiptar njihen për jetën e tyre tejet luksoze. Madje ato marrin vëmendje edhe me shumat e majme që paguajnë për veshjet tepër të shtrenjta.

Së fundi për këtë po përmendet këngëtarja Beatrix Ramosaj. Në faqen e njohur të Instagramit, “Shqip.closet”, janë publikuar shumat të cilat ajo ka shpenzuar për një çantë dhe një këmishë mëndafshi.

Vetëm çanta e saj ka kushtuar më shumë se një makinë e markës “Mercedes S-Class” të viteve të fundit (55 mijë euro), si dhe një këmishë e mëndafshit që kushton 990 euro. Këto kostume Trixa i veshur në pushimet e saj në Dubai.

Gjatë ditës së djeshme, Beatrix Ramosaj ka konfirmuar ndarjen nga Donald Veshaj katër ditë pas përfundimit të “Big Brother VIP”.

Që nga ai moment ndjekësit janë ndarë dy grupe. Njëri grup i ka dalë në mbrojtje Trixës, ndërsa grupi tjetër me fjalët më të këqija. Në postimin e saj të fundit, ata janë treguar jo edhe aq të mëshirshëm ndaj saj.

Ka pasur edhe nga ata që i kanë përmendur karman ku me pretekstin se ajo e ka goditur atë, kështu ajo ndau Donaldin nga Bora dhe tani u nda edhe vetë. E disa nga komentet e tjera ishin: Ku e ke Donaldin jeta?, Si i thonë ndarje në shqip?, Jeta kaq e pat, Jeta i ç mende komshinjte?