Publikohen pamjet nga sherri i Shakiras dhe Pique, prezent edhe fëmijët

Shakira dhe Gerard Piqe njoftuan zyrtarisht ndarjen e tyre këtë verë pas më shumë se 12 vitesh së bashku.

Pas kësaj, kanë qenë të panumërt titujt e gazetave rreth ish-çiftin, ndërkohë që tashmë kanë dalë edhe foto nga debati i tyre i fundit së bashku.

Ka qenë një debat i ashpër mes këngëtares kolumbiane dhe futbollistit para dy fëmijëve të tyre në një jaht.

Pamjet i tregojnë ata, në atë që mund të konsiderohen pushimet e tyre të fundit së bashku, duke bërë një debat të ashpër para Milan dhe Sashës.

Deri më tani nuk ka lëvizje të reja ligjore mes ish-çiftit, pasi pritet që në javët në vijim ata të fillojnë të negociojnë për kujdestarinë e fëmijëve të tyre.

Është një çështje mjaft e ndërlikuar, pasi këngëtarja dëshiron të transferohet në Miami./insajder/