
Publikohen pamjet e Vserlos në krahët e një djali duke u puthur (VIDEO)
Banori i ri i BBV4 Vserlo ka ‘trazuar’ ujërat e shtëpisë me hyrjen e tij. Menjëherë sapo hyri, Vserlo është vendosur kundër pjesës më të madhe të banorëve, me disa prej të cilëve ka pasur edhe debate shumë të ashpra që kanë kaluar në ofendime duke cënuar edhe familjarët.
Në një debat të para pak ditëve me Tirin, ky i fundit e ka pyetur troç Vserlon: “a je gay?”
Ndërsa kjo pyetje është diskutuar shumë edhe jashtë shtëpisë, disa pamje janë bërë publike nga “Thuaje“, të cilët raportojnë se vet partneri i Vserlos ka publikuar një moment teksa puthej me të në buzë.
Video po bën xhiron e rrjetit, ndërsa komentet lidhur me Vserlon kanë qenë të shumta.
voxnews.al