Publikohen pamjet e mahnitshme të Titanikut siç nuk i keni parë kurrë, ekspedita nënujore filmon video në 8K
Janë publikuar pamjet e reja që tregojnë rrënojat e Titanic siç nuk është parë kurrë më parë. Në cilësi të plotë 8K, rezolucioni më i lartë i ekranit aktualisht i disponueshëm, raporton CNN.
Kjo është një rezolucion horizontal prej 8,000 pikselësh, ose dy herë më i qartë se një televizor 4K. Dhe kjo do të thotë se ka një nivel të paparë detajesh dhe ngjyrash në këtë eksplorim të anijes së mbytur 110-vjeçare.
Videoja u kap nga OceanGate Expeditions në vizitën e saj më herët gjatë këtij vitit. Anija ndodhe 2.4 milje nën sipërfaqen e Atlantikut të Veriut, rreth 400 milje detare nga Newfoundland, Kanada.
OceanGate drejton ekspeditën në rrënojat e Titanikut me ekuipazhe ekspertësh të zhytjes, të historisë të Titanikut dhe shkencëtarë hulumtues, së bashku me “specialistët e misionit” civilë të cilët paguajnë 250,000 dollarë për privilegjin e të qenit një nga të paktët njerëz që kanë parë ndonjëherë vendin e fundit të pushimit të anijes legjendare.
“Ne po shohim hollësi të reja në këtë pamje. Për shembull, nuk e kisha parë kurrë emrin e prodhuesit të spirancës, Noah Hingley & Sons Ltd., në spirancën e anijes. Unë kam studiuar rrënojat për dekada dhe kam kryer zhytje të shumta dhe nuk më kujtohet të kisha parë ndonjë pamje tjetër që tregon këtë nivel hollësisht.” – tha në një deklaratë Rory Golden, eksperti i OceanGate Expeditions Titanic dhe zhytësi veteran i Titanic.
Anija u mbyt në Oqeanin Atlantik më 15 prill 1912, pasi goditi një ajsberg gjatë udhëtimit të saj të parë nga Southampton në Angli për në New York. Të paktën 1,500 pasagjerë vdiqën dhe rrënojat u fundosën në shtratin e detit, rreth 4,000 metra nën nivelin e detit rreth 740 kilometra (400 milje detare) larg nga Newfoundland në Kanada.