Publikohen pamjet, brenda vilës luksoze të Ermal Fejzullahut në Brezovicë

Ariana dhe Ermal Fejzullahu janë një nga çiftet më të njohur të showbiz-it shqiptar, të cilët këto ditë karantine i kanë kaluar në shtëpinë e tyre në Brezovicë.
Dyshja kanë qenë shumë aktive në profilet në rrjetet sociale, ku kanë publikuar foto dhe video nga rutina e tyre.
Së fundmi, Ermali ka ndarë me ndjekësit disa foto nga shtëpia e tyre.
Në këto pamje, shihet se vila e tyre në Brezovicë është kryesisht në ngjyrë kafe.
Në një tjetër foto, ai ka treguar pjesën e shtëpisë ku qëndron një piano e bardhë dhe mbi të, dy portrete familjare.