Publikohen mesazhet mes saj dhe Haris, Irisi reagon ashpër ndaj Amadeas

Ish-konkurrentja e ‘Love Island’ Amadea bëri publik tradhtinë e Harris, lajm që askush nuk e priste pasi pas përfundimit të ‘Love Island Albania’, pasi dyshja ishin pretendentë kryesorë për fitoren e spektaklit.

Ajo u shpreh se ishte e zhgënjyer në një reagim të gjatë duke zbuluar arsyeja e ndarjes ishin veprimet e Harisit, teksa publikoi edhe mesazhet e këtij të fundit me Iris, një tjetër ish konkurrente e “Love Island”.

Mirëpo duket se kjo gjë nuk i ka pëlqyer aspak Irisit e cila thotë se do ta hedhë në gjyq Amadean për cënim privatësie.

“Mirmbrema te gjitheve! Sapo esht bere nje gje shum e rende nga persona qe s’do mendoja kurr te benin nje gje te tille, por kuptoj se kur ke te besh me njerez qe merren me jeten e te tjereve (duke nisur nga vjedhja e kodeve te instagramit etj etj. sic e kan percaktuar dhe brenda programit te love Island Albania keto gjera ndodhin!) Eshte publikuar nje bisede ku Haris me pergjigjet mua ne nje story por duke bere nje batute duke paer se fotoja esht me gjuhe jashte (duke imituar une imazhin ne sfond).

Gjeja qe ka me shume rendesi per mua esht fakti se fotoja esht hedhur pa lejen time dhe kjo gje eshte shum gje e rende pasi per keto gjera mund te kalosh ne legale (gje qe do bej!) sepse ka te bej me imazhin tim. Edhe s’mund ta toleroj. Ndonjehere shum njerez nuk kuptojne rendesine e gjerave qe bejne nga inatet e tyre. Do i ftoja te reagonin me me gjakftohtesi. Edhe pa impulsivitet.

Une do vazhdoj te marr permasa per kete gje qe eshte bere PA LEJEN TIME. Edhe dua te bej te ditur qe UNE nuk kam pik lidhje me gjerat qe po ndodhin midis Amadeas edhe Harisit!! Nuk do jap me shpjegime ne lidhje me kete teme pasi ja u shpreha vendimet e e mia Peace and love!”, përfundon kështu Irisi reagimin e saj.

Classlifestyle