
Publikohen fotot/ Ky është autori i masakrës në Austri, 21-vjeçari vrau me armë zjarri nëntë nxënës dhe një mësues në një shkollë
Mediat austriake kanë publikuar fotot e para të 21-vjeçarit Arthur A., i cili vrau ditë e djeshme me armë zjarri 10 persona (nëntë nxënës dhe një mësues) përpara se të kryente vetëvrasje gjatë sulmit të tij në një shkollë në Graz të Austrisë. Autoritetet austriake e trajtojnë sulmin nga 21-vjeçari si një akt hakmarrjeje. 21-vjeçari jetonte me nënën në Kalsdorf pranë Grazit. Ndërsa nabai i tij është armen.
Sipas informacioneve nga mediat austriake në shënimin e vetëvrasjes të gjetur në dhomën e tij, i riu dyshohet se përshkroi se kishte dështuar në mësime dhe po kërkonte të fajësonte dikë. Mediat lokale raportojnë se 21-vjeçari kishte ngelur disa herë në klasë. Në një video lamtumire që ai e regjistroi në telefonin e tij celular dhe ia dërgoi nënës së tij pak para sulmit, ai i kërkon asaj ta falë “për atë që do të bëj tani”. Ai gjithashtu falënderon nënën e tij për kujdesin që mori prej saj.
Autoritetet, siç raportohet nga mediat në Austri, thonë se nëna e autorit të krimit e hapi videon 24 minuta pasi e mori atë, kur sulmi kishte ndodhur dhe djali i saj i kishte dhënë fund jetës.
Ai la gjithashtu një letër ku akuzonte shkollën për ngacmim dhe u kërkonte atyre të kujdeseshin për macen e tij, me të cilën ai pozon.
Mediat austriake raportojnë se Arthur A. kishte leje për armë, por jo leje për armë zjarri. Në Austri, blerja e një pushke është e ligjshme për ata mbi 18 vjeç, ndërsa blerja e një revolveri kërkon një vlerësim psikiatrik. 21-vjeçari hapi zjarr me një pistoletë dhe një pushkë në dy klasa dhe ambiente të tjera të shkollës. Një pajisje shpërthyese u gjet gjithashtu në shtëpinë e tij, por nuk ishte funksionale.
Viktimat, gjithsej gjashtë vajza dhe tre djem, ishin kryesisht midis 15 dhe 17 vjeç, ndërsa njëri ishte 14 vjeç. Gjithashtu një mësues 59-vjeçar gjithashtu ra i vdekur nga plumbat e autorit. 11 të tjerë u plagosën në sulm. Nga këta, katër janë në njësinë e kujdesit intensiv dhe të tjerët janë në gjendje të qëndrueshme.
tpz.al