Publikohen fotot, ja kush është vajza që i ka rrëmbyer zemrën Bojken Lakos
Kanautori Bojken Lako ka nisur një lidhje të re dhe ka lënë pas historinë me Semi Jaupajn.
Ndonëse ai nuk e ka zbuluar se kush është vajza që ia ka marrë zemrën nuk ka vonuar shumë dhe janë publikuar fotot e para të çiftit. “Kryefjala.com” ka kapur dyshe gjatë një mbrëmjeje në një nga daljet e tyre. Ata shihet duke konsumuar diçka teksa ndodhen edhe në praninë e miqve të tyre.
E dashura e artistit është e panjohur për publikun teksa sipas ‘Kryefjala’ çifti ishte shumë i kujdesshëm për të mos e shfaqur dashurinë në publik, por herë pas here dukeshin edhe shumë të dashuruar.
Dyshimet mbi lidhjen e re u ngritën pasi Bojkeni postoi një foto në rrjetin social Instagram ku shfaqej duke mbajtur dorën e një vajze. Edhe pse artisti nuk ka qenë ndonjëherë i hapur për ta bërë publike jetën e tij private, kësaj here ai ka vendosur të na thotë se është duke jetuar një lidhje dashurie.
Disa ditë më parë gjatë një interviste në “Wake Up”. I pyetur për foton që publikoi, Bojken fillimisht ironizoi se e bëri për të “promovuar festivalin”, pra për vëmendje ose marketing. Më tej ai shprehu se fakti që ai e ka postuar atë foto në faqen e tij personale do të thotë që “është diçka e mirë”.
“Po shiko tani desha të promovoj festivalin. Nuk kam dëshirë të flas shumë sepse kështu është si të thush maja e shpërndarjes së thashethemit dhe të lajmit. Deri sa kam vënë diçka në faqen time personale normalisht ka diçka shumë të mirë që ndihem mirë edhe…”- tha ai duke mos dhënë shumë detaje.