Publikohen fotot e para të foshnjës mbretërore, Princ Harry zbulon se kujt i ka ngjarë

Duka dhe Dukesha e Sussex me krenari prezantuan foshnjën e tyre për herë të parë sot. Djali i vogël bëri paraqitjen e tij të parë publike, teksa u shfaq në krahët e Princ Harry-t dhe pranë mamasë së tij, Meghan Markle, në Windsor Castle.

Prince-Harry-2

Në fotot e videot e publikuara në mediat e huaja, shihet se foshnjën e mban në duar Princ Harry, ndërsa Meghan e shikon me vëmendje dhe e përkëdhel.

Gjithashtu edhe për Meghan kjo është dalja e parë në publik pas gjashtë javësh që kur u tërhoq nga jeta publike para lindjes. Gjatë prezantimit të djalit me botën, Markle u shpreh: “Ai ka temperamentin më të ëmbël, ai është vërtet i qetë, ai ka qenë ëndërr”.

Prince-Harry-4

E teksa të dy qeshin, Princ Harry shton: Nuk e di nga kush e ka marrë këtë”. Duke folur për ditët e tyre të para si prindër, Meghan tha: “Është magji, është goxha e mahnitshme. Kam dy djemtë më të mirë në botë, kështu që unë jam shumë i lumtur. Prindërimi është i mahnitshëm. Kanë kaluar vetëm dy ditë e gjysmë, tri ditë, por jemi aq të lumtur”.

Prince-Harry-3

Ndërsa të pyetur se kujt i ngjan më shumë,  Harry u shpreh: “Të gjithë thonë se foshnjat ndryshojnë shumë brenda dy javësh. Në thelb po monitorojmë se si ndodh procesi i ndryshimit gjatë këtij muaji të ardhshëm. Pamja e tij duket se ndryshon çdo ditë, kështu që nuk dihet”.

Ndërkohë ende nuk është bërë i ditur emri i foshnjës mbretërore, por pritet të zbulohet në ditët në vijim.