Publikohen fotot e para brenda ‘Notre Dame’ mes flakësh

Ditën e djeshme katedralja e famshme e Parisit ‘Notre Dame’ u përfshi në flakë ndërkohë që ndërtesa ishte në rinovim. Tarraca e kishës ka pasur dëmtime të rënda, megjithatë falë zjarrfikësve ‘Notre Dame’ qëndron ende në këmbë.

Notre-Dame-2

Ditën e sotme kanë dalë fotot e para që tregojnë dëmtimet e shkaktuara brenda në katedrale. Kujtojmë se kjo situatë shokoi gjithë botën dhe çdo personazh publik shprehu ngushëllimet e veta, duke përfshirë edhe ish-Presidentin Barack Obama.

Notre-Dame-4

Sipas lajmeve që qarkulluan dje në media, zjarri lindi si pasojë e restaurimeve që ishin duke u bërë në papafingon e ndërtesës./revistawho.com

Notre-Dame-3