Publikohen fotot e Fjolla Morinës nga shtëpia ku po vuan dënimin! Por kush është biznesmeni që e shoqëronte natën e ndalimit
Pas arrestimit, këngëtarja Fjolla Morina po vuan dënimin e vendosur nga gjykata, “arrest shtëpie”, pasi iu gjetën dy pistoleta në makinën e saj “Audi”.
Së fundmi, në media është publikuar një video, ku këngëtarja shfaqet duke komunikuar në telefon, në shtëpinë në Kukës, aty ku është izoluar.
Siç shihet në foto, këngëtarja duket e ‘shpërfytyruar’ dhe jo si jemi mësuar ta shikojmë në publik apo ne foto shooting që poston pas koncerteve.
Gjithashtu, pranë Fjollës duket edhe vajza e saj e vogël, Alyah, e cila është arsyeja pse këngëtarja i shpëtoi qelisë së burgut.
Por, ditën e arrestimit bashkë me të ishin edhe dy persona të tjerë, Fitim Muji, shoferi i saj, si dhe Fisnik Syla.
Ky i fundit është personi që i dhuroi makinën luksoze disa ditë para ngjarjes dhe në videon e publikuar nga Fjolla, në sfond dëgjohet zëri i një mashkulli, fytyrën e të cilit ajo nuk e tregoi.
Sipas “Gazeta Shqiptare”, Fisnik Syla është mashkulli që i bën dhuratat luksoze këngëtares.
Thuhet se ajo është në një lidhje me biznesmenin më të ri në moshë, i cili jeton në Belgjikë, aty ku ka edhe një rrjet hotelesh dhe restorantesh.
Kjo lidhje duket se ka pak kohë që ka nisur, dhe të dy po e shijojnë në maksimum, pasi edhe pse në kohë pandemie, nuk kanë humbur mundësinë të kalojnë disa ditë pushimi bashkë.