Publikohen fotot e Bora Zemanit 17-vjeçe dhe kur ishte velinë
Moderatori i emisionit “Procesi Sportiv”, Edi Manushi ka publikuar një video të moderatores Bora Zemani para disa vitesh.
Video tregon Borën kur ka qenë velinë e emisionit “Fiks Fare”.
Në këto pamje, ajo prezantohet si vajza 17-vjeçare, që ka shumë dëshirë të jetë në ekran.
Sot, Bora është një moderatore e dashur për publikun dhe së fundmi ajo ka qenë në vëmendjen e mediave rozë për shkak të historisë së saj të dashurisë me aktorin Donald Veshaj dhe zhvillimeve që pati marrëdhënia e tyre kur ai ndodhej në shtëpinë e Big Brother VIP.