“Pseudohumoristë që bëhen producentë filmash”/ Thumbon Arben Derhemi: Zvarriten si larva duke u lëpirë
Aktori dhe artisti Arben Derhemi ka bërë një reagim në lidhje me disa deklarata që janë bërë nga Ermal Mamaqi disa ditë më parë.
Me anë të një postimi në Instagram, Derhemi shkruan se është e dhimbshme që pseudohumoriste behen producente filmash, por sipas tij është më e dhimbshme që këta ofendojnë figura që kanë bërë art.
Po ashtu Derhemi shkruan se, ndryshe nga artisët, këta persona bëjnë art duke u zvarritur si larva dhe duke u lëpirë.
“Sa me dhimbje lexojme qe pseudohumoriste behen “producente filmash”.
Dhe akoma me me dhimbje i degjojmë që ofendojnë figura qe me aq sakrifica e pune ja kane dale te bejne art ne kohet me te veshtira, jo duke u zvarritur si larva dhe duke lepire e bere lolot e cdo lloi pushteti e pasunari… Ps. Uulen malet u ngriten halet”, shkruan ai.
Ora News