Pse veshim përherë të njëjtat rroba, edhe pse kemi një dollap plot?

Sa nga ju mbajnë në dollap rroba që nuk i veshin kurrë? Sa nga ju veshin të njëjtat rroba pothuajse çdo ditë ose çdo javë?

Veshjet lidhen ngushtë me kujtimet tona njësoj si një këngë, një parfum, ose udhëtim. Kështu shpjegohet nga psikologët arsyeja pse në fund të dollapit ka gjithmonë një gumbull rrobash që nuk i veshim, por e dimë që do na rrinin mirë. Në vend të tyre zgjedhim çfarë veshëm ditën që shkoi ose të zakonshmet. Për disa kjo është një zgjedhje që e bëjnë për të mos dalë nga zona e komfortit, por për të tjerë disa prej veshjeve që ruhen në dollap lidhen me kujtimet e një kohe kur ishin më të dobët, ose kur udhëtuan për herë të parë me personin e zemrës. Kaq mjafton për t’i zënë frymën dollapit edhe kur nuk i vesh gjysmat e atyre që ke të palosura.

Ka një lidhje mes psikologjisë dhe veshjeve, e cila mund të përmblidhet lehtë me vetëm 1 fjali: Rrobat që zgjedhim më shpesh na japin ndjesinë e besimit dhe rehatisë që nuk na e jep asgjë tjetër. Ne komunikojmë me veshjet nëpërmjet ngjyrave dhe materialit. A nuk mendoni edhe ju se kur një person vishet me ngjyra është më i lumtur dhe energjik?

Edhe diçka tjetër, kur themi se nuk kemi asgjë për të veshur, apo kur na duket sikur nuk kemi asgjë, po i krijojmë vetes një iluzion. Duke bërë këtë lojë me trurin tonë, nuk e nxisim veten që të dalim nga zona e rehatisë që jemi./revistawho.com