Pse u ndje çuditshëm Alban Skënderaj? Pas koncertit vendos të flasë hapur
Bëhet fjalë për Alban Skënderajn, i cili si shumë prej yjeve të tjerë të skenës me lehtësimin e masave është rikthyer me mbrëmje e koncerte.
Meqenëse bëri një pauzë të gjatë, në një nga postimet e fundit pas koncertit të parë të mbajtur në Durrës, vlonjati thekson se ishte një ndjesi e çuditshme.
“Nuk kishte ndodhur të bëja një shkëputje kaq të gjatë nga skena dhe mbrëmë ishte një ndjesi disi e çuditshme, por m’u deshën shumë pak minuta të rigjeja sërish vetveten.
Kjo edhe falë jush që erdhët dhe përcollët një super energji. Kënduam dhe shumë e shumë këngë të tjera me momente speciale, por Olti Kazaferi edhe kaq dhe bëri shumë.
Me një dorë luan e me tjetër filmon, se menaxhimin e bën pa duar”, ka thënë ai. Artistëve iu ndaluan aktivitetet për më shumë se një vit për shkak të situatës së krijuar me CO.VID-19.