Pse u nda nga gruaja e parë, dhe ku e njohu të dytën? Alban Dudushi rrëfen historitë e jetës

Moderatori Alban Dudushi është një prej personazheve më të njohur të ekranit shqiptar. Natën e mbrëmshme ai u vu përballë fëmijëve ‘Në kurthin e Piter Pan’, ku i është përgjigjur të gjitha pyetjeve të fëmijëve. Njëri prej tyre e pyeti se pse ai u nda nga gruaja e tij e parë, aktorja Nigda Dako. Albani nuk ngurroi dhe iu përgjigj djalit, duke i shpjeguar se ç’ndodh mes të rriturve.”Unë me gruan time duheshim shumë por ndodh që kur je i rritur ashtu edhe si të vegjëlit, edhe të rriturit merziten me njëri-tjetrin, nuk është fundi i botës. Por e rëndësishme është t’i mbajnë gjërat e bukura dhe ta ruajnë atë pjesë të bukur që kanë pasur me njëri-tjetrin. Ne kemi kaluar gjëra të bukura bashkë, kemi një vajzë shumë të bukur bashkë”, tregoi moderatori. Ai foli po ashtu për njohjen me partneren aktuale, kryeredaktoren e “Top Show”, Bieta Sulon. Edhe me nënën e djalit 1-vjeçar Kroi Art ai tha se u njohën në “Top Channel”, për të cilën tregoi se mbeti i mahnitur nga pamja e saj, kur e pa për herë të parë tek po hynte në “TCH”.