Pse të rinjtë shqiptarë po marrin vendimin për t’u hedhur nga pallati?
Një ngjarje aspak normale ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 10 të darkës në Elbasan. Konkretisht në lagjen “Haxhias”, është vetëhedhur nga kati i tretë i pallatit ku jetonte i riu me iniciale H. H., 29 vjeç.
Ky i fundit ndodhet në spital për fat të mirë jashtë rrezikut për jetën, ndërsa nuk dihet arsyeja që e ka shtyrë të marrë një vendim të tillë.
Njoftimi i policisë: Më datë 25.06.2022, rreth orës 22:00, në lagjen “Haxhias”, Elbasan, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i tretë i pallatit ku banonte, shtetasi H. H., 29 vjeç.
Si pasojë e dëmtimeve të marra, ky shtetas ndodhet në spitalin e Elbasanit, aktualisht jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.
Muajt e fundit janë shtuar shumë rastet e tilla dhe shumica e tyre nuk kanë pasur fatin e këtij të riu nga Elbasani që ka shpëtuar për mrekulli.
Po cila është arsyeja që i shtyn të rinjtë të marrin këtë vendim drastik? Sipas ekspertëve të fushës është gjendja e r ënduar psikologjike që vjen nga papunësia, stresi, përdorimi i lëndëve narkotike dhe arsye të tjera.