Pse shefat e kuzhinës i kryqëzojnë duart kur dalin në foto

Duket sikur çdo shef kuzhine e ka ves të vetin këtë mënyrë qëndrimi në foto, njësoj si edhe mprehja e thikave apo rrotullimi i tiganit në kuzhinë.

Jo vetëm ata të huajt, por edhe shefat shqiptarë të kuzhinës mbajnë të njëjtin qëndrim në foto, nëse hedhim një sy në fotot në rrjetet sociale, kopertinat e revistave apo në intervista të ndryshme:

RENE REXHEPI

RAVAJOL HASANI

Shefat e kuzhinës nuk e shpikën këtë pozë. Ka dhe plot personazhe të tjerë nga bota e politikës, artit që mbajnë të njëjtin qëndrim në foto, por pse vallë?

RENATO MEKOLLI

MARIO PEQINI

ISMET SHEHU

ALFIO RROTANI

FUNDIM GJEPALI

Melanie Dunea, një fotografe portretesh thotë se kryqëzimi i duarve është një mesazh për vetëmbrojtje. “Është një refleks që ndoshta vjen nga krijimi i një farë distance mes vetes dhe kamerës. Kur një lente e madhe dhe e zezë e aparatit fotografik drejtohet nga fytyra e tyre, ndoshta kjo jep pak ndjesi frikësuese,” shpjegon ajo.

Mark Bowden, ekspert në sjelljen njerëzore dhe gjuhën e trupit, shpjegon se poza jep një mesazh për stafin e kuzhinës.

“Poza i bën jehonë kuzhinës profesionale. Aty ka urdhra, të bërtitura, nevozizëm,” thotë Bowden. “Gjesti i krahëve të kryqëzuar tregon forcën e madhe të pjesës së sipërme të trupit, një pengesë që nuk mund ta kapërceni.”

Gjymtyrët e njeriut janë në thelb të sikletshëm, veçanërisht kur jeni duke qëndruar para një kamere. Impulsi për të kryqëzuar gjymtyrët, për t’i pozicionuar duart si duhet në foto, vjen natyrshëm, përfshirë edhe shefat e kuzhinës.

Plus, mund të jetë kthyer tashmë edhe në traditë.

Burimi: Eater

Anabelmagazine