Pse Shakira thotë se ajo “torturon” bashkëshortin e saj Gerard Pique?!
Këngëtarja e njohur Shakira që në moshën 13-vjeçare, është marrë me muzikë dhe suksesi i saj nuk di të ndalet. Disa nga këngët e saj janë renditur në vendin e parë në shumë vende, duke përfshirë “La Tortura”, “Hips Don’t Lie”, “Beautiful Liar”, “Waka Waka (This Time for Africa)”, “Loca” dhe “Chantaje”. Këngëtarja ka qënë trajnere në dy sezone të konkursit amerikan të këndimit “The Voice” në vitin 2013 dhe 2014.
Shakira është imazhi i revistës së modës “Cosmopolitan” që prej muajit nëntor. Në një intervistë të saj, kantautorja pranoi se është pak e ndërlikuar të përpiqesh të mbyllësh në shtëpi një artiste që është e fiksuar pas punës, duke qenë se është nënë e dy fëmijëve dhe i duhet të kujdeset edhe për fëmijët e saj. Fituesja e “Grammy”-t u shpreh se:
Kur ke pranë vetes një partner që është krejtësisht e kundërta jote në këtë pjesë, atëherë të vjen në ndihmë ai. Mendja ime nuk ndalet kurrë. Unë ëndërroj për fëmijët e mi dhe shqetësohem për ta vazhdimisht. Torturoj burrin tim të shkretë duke e pyetur për çdo gjë në lidhje me fëmijët.
Shakira është e martuar me futbollistin e njohur spanjoll, Gerard Pique dhe së bashku kanë dy fëmijë. Shakira dhe Gerard e bënë lidhjen e tyre publike në rrjetin social Instagram mbi 10 vite më parë, në fund të muajit mars të vitit 2011. Çifti mirëpritën djalin e tyre të parë, Milan, në muajin janar të vitit 2013 dhe djalin e tyre të dytë, Sasha, dy vite më vonë, në janar të vitit 2015.
Megjithëse Shakira bën shaka se “torturon” gjysmën e saj Gerard Pique, ajo thotë se bashkëshorti i saj nuk pajtohet me këtë gjë. Në një intervistë për “POPSUGAR” në vitin 2016, ajo u shpreh se:
Ai është shumë me këmbë në tokë dhe është praktik në zgjidhjen e problemeve. Kur stresohem se si t’i organizoj dhe si t’i zgjidh gjërat, ai më ndihmon t’i vë të gjitha gjërat në vijë dhe është mbështetja ime më e madhe. Ne të dy jemi prindër shumë praktikë, kështu që kurrë nuk ndihet sikur dikush mban të gjithë peshën vetë. Ai ndoshta i lejon ata të hanë pak më shumë çokollata sesa unë do të doja.
Dhe nëse po pyesni se si prindërimi ka ndryshuar komplet jetën e saj, Shakira e përshkruan atë si një dimension të ri. Artisja thotë se:
Është zhvendosur boshti i universit tim dhe gjithçka është e përqendruar rreth tyre tani. Është një dimension i ri i dashurisë, të paktën për mua dhe është një ndjenjë e papërshkrueshme. Gjithashtu më ka ndihmuar të jem më e disiplinuar në përgjithësi për t’iu përmbajtur një programi tani, sepse jeni të detyruar të jepni përparësi. Më përpara isha shefe e vetes dhe nuk i jepja llogari askujt, tani kam dy shefa të vegjël për t’iu përgjigjur.
Rikujtojmë se, ndërsa gjithçka është zbuluar e tani në të gjithë botën po merren me “Pandora Papers”, 5 vjet pas “Panama Papers”, mes përfituesve janë dhe artistë e supermodele e jo vetëm liderë botërorë apo politikanë. Hetimi, për të cilin punuan për dy vjet, rreth 600 gazetarë ka hapur kasafortat sekrete të 35 udhëheqësve të botës, si dhe të mijëra personave vip e miliarderëve, të fshehur në parajsat fiskale.
Jo vetëm rrethi i ngushtë i presidentit të Rusisë Putin, Mbreti i Jordanisë Abdullah, kryeministri çek Babis, apo presidenti i Kenias Kenyatta, të cilët janë vetëm disa prej liderëve. Lista vijon me këngëtarët Shakira e Julio Iglesias, ish-top modelen gjermane, Claudia Schiffer e gjithashtu mafiozin italian Raffaele Amato, i arrestuar në 2005-ën, historia e të cilit frymëzoi realizimin e filmit “Gomorra”.
Gjithashtu, në një postim tronditës në Instagram, Shakira shpjegoi momentin kur dy derra të egër sulmuan këngëtaren gjatë një udhëtimi në park me djalin e saj Milan. Të mërkurën, më 29 Shtator, Shakira postoi në mediat sociale dhe përshkroi një pasdite në një park të Barcelonës me djalin e saj 8-vjeçar Milan-in. Në vend që të hipnin në një shesh lojrash ose të luanin, nënë e bir hasën disa kafshë papritur.
Top Albania Radio