Pse Shakira nuk dëshiron të martohet me Pique?
Pique dhe Shakira kanë një nga historitë më të bukura të dashurisë. Gjithçka nisi në ‘World Cup 2010’, ku këngëtarja performoi dhe prej atij momenti nuk janë ndarë më. Në një marrëdhënie të gjatë plot 10-vjeçare ka pasur momente që kanë qarkulluar edhe lajme për një ndarje të mundshme të tyre, por krizat kanë kaluar. Shakira ama ka rrëfyer se nuk dëshiron të martohet me Piquen edhe pse ai është babai i fëmijëve të saj.
“Martesa më frikson shumë. Nuk dua që ai të më shohë si gruan e tij, por si të dashurën. Dua të jem e dashura e tij. Fruti i ndaluar. Kam frikë se të gjitha këto do zhdukeshin nëse do martohemi”, ka rrëfyer këngëtarja.
Ky po që është një këndvështrim ndryshe i gjërave dhe mbase shumë nga ju do habiteshin, por për sa kohë ka dashuri mes çiftit asgjë tjetër nuk ka rëndësi./revistawho.com