Pse së fundmi po dëgjojmë shumë ndarje? Fajin e paska Plutoni!
A keni dëgjuar dhe ju shumë ndarje kohët e fundit? Ndoshta jo njerëz pranë jush, por në shoëbiz lajmet më të shpeshta janë të tilla dhe mjafton të kujtojmë bujën e madhe që po bën ndarja e Pique dhe Shakira, apo Francesco Totti-t me Ilary Blasin, Icardi dhe Wanda Nara etj.
Pa harruar edhe ndarjet në showbizin shqiptar si Afrona dhe Blero, Robert Berisha dhe Laureta, Rina e Sinboy, Oriola Marashi dhe Eros Grezda, Art Abazi që njoftoi ndarjen nga partnerja dhe gjithashtu Kleoniki që njoftoi ndarjen nga partneri. Për shumë mund të duken normale kaq shumë ndarje, por jo për dikë që di nga astrologjia.
Shkak i kësaj atmosfere është pikërisht Plutoni. Venusi në Peshoren e orientuar drejt partneritetit ka marrë një vizitë të padëshiruar nga Plutoni i etur për pushtet në Bricjap. Nën këtë lloj kombinimi kozmik, shanset janë të larta për tensione në marrëdhënie ose ndarje dhe veçanërisht tani që jemi vetëm disa ditë larg nga eklipsi diellor i 25 tetorit.
Kjo është dhe arsyeja që situatat këto ditë duhet të merren më lehtë, pa nxitur debate sepse problemet gjatë kësaj kohe janë të pashmangshme. E rëndësishme është sesi i përballojmë ato!