Pse Sara Hoxha u shfaq pa Ledrin në tapetin e kuq?
Sara Hoxha, një nga aktoret e “Në kuadër të dashurisë”, u shfaq pa partnerin, Ledri Vulën, në premierën e filmit.
“Ledri ka qenë shumë mbështetës,” iu përgjigj Sara Blendi Salajt në tapetin e kuq. “A do të vijë Ledri?” pyeti Blendi. “Ta shohim” u shpreh ajo.
Por, mesa u duk, Ledri nuk ishte i pranishëm në premierë, të paktën në tapetin e kuq. Një gjë e tillë habiti jo pak njerëzit. “Ledri duhet të ishte i pranishëm sot për të, sepse është një projekt i rëndësishëm për Sarën. Pa dashur të gjykoj,” shkruan dikush në Instagram.
“Të them të drejtën, më shumë prisja Ledrin pas këtyre ngjarjeve të fundit me Dafinën,” tha një tjetër.
Edhe aktorja Olta Gixhari nuk u shoqërua nga bashkëshorti, por duke qenë se ky i fundit nuk është figurë publike dhe preferon të ruajë privatësinë, njerëzit më shumë u morën me Ledrin. Cilat mund të kenë qenë arsyet?
Së pari, arsyet profesionale. Ledri mund të ketë pasur një angazhim të parapërcaktuar shumë më përpara se vendosja e datës së premierës së filmit.
Së dyti, ruajtja e identiteteve personale. Sara Hoxha mund të jetë duke krijuar identitetin e saj në sytë e publikut dhe mosprania e Ledrit mund të jetë një zgjedhje e të dyve për të mos “eklipsuar” arritjet e saj. “Ndoshta Ledri e di që do i marrë vëmendjen dhe e la të dalë vetë që të ketë gjithë vëmendjen” shkroi dikush në rrjete sociale.
Së treti, shmangia e vëmendjes së padëshiruar. Të qenit në tapetin e kuq me siguri do të shoqërohej me intervista dhe vëmendje nga mediat, gjë që ndoshta Ledri ka dashur ta shmangë. Me siguri do të pyetej për ngjarjet e fundit me Dafina Zeqirin dhe reperi mund të ketë preferuar ta shmangë këtë gjë.
Së katërti, zgjedhje personale. Në fund të fundit, edhe të famshmit kanë nevojë për privatësi dhe Ledri ndoshta nuk ka qenë në mood për eventin në tapetin e kuq. Kujtojmë se ai ka deklaruar nëpër intervista që është njeri shumë introvert.
Anabelmagazine