Pse Robert Aliaj u zhgënjye nga takimi i Saimirit me vajzat?

Nuk munguan provokimet dhe ngacmimet nga Robert Aliaj, natën e parë të spektaklit ‘Love Story’.

Pas klipit të parë të vajzave, Aliaj u ndal tek një fenomen, që në Shqipëri, meshkujt presin akoma që vajzat të jenë të virgjëra, ndërsa ka pyetur Saimirin se sa i gatshëm është që ta pranojë faktin nëse këto vajza do të kenë patur disa lidhje në të kaluarën. Ishte si një provokim pas deklaratës së Saimirit që kjo eksperienc do të jetë si një udhëtim në kërkim të thesarit.

“Është një e vërtetë që nëse do themi dimensioni emancipues edhe që ja vlen për Shqipëri ta përmendim, është që meshkujt akoma vazhdojnë presin që femrat të jenë të virgjëra. Dhe nuk e di Saimiri sa është i ndërgjegjshëm që këto vajza mund të kenë pasur të dashur më shumë se 3-4”.

Gjithashtu ai u ndal dhe tek puthja surprizuese që Vivien i dha Saimirit gjatë takimit. Edhe pse për shumë prej nesh mund të duket emocionuese dhe e bukur një suprizë e tillë, për Robertin ishte e kundërta.

“Ti po puth personin që ti mendon se do ndash pjesën tjetër të jetës, unë nuk i gjeta as alkiminë që krijohet, nga situata dhe nga zhvillimet që ka një marrëdhënie që të çon deri tek puthja. Dhe mënyra sesi i bëri buzët, që është tipike mënyra sesi përgatitet një vazjë para se të puthi, nuk ndodhi. Kështu që jam i zhgënjyer nga të gjithë fazat, nga vajzat dhe Saimiri. Ka shumë kalkulime. Dhe tek Saimiri kam shumë arsye të dyshoj sepse duke qënë tregtar nuk e di pse erdhi Saimiri ketu? Erdhi të promovojë vetveten? Biznesin e vet? Se mu duk më shumë në bisedë që pati me vajzat si tregtar ikonash. Ishin të llogaritura, pa emocionin e duhur, pa trakun që të jep kontakti parë me një femër të panjohur. Duhet të jenë më të sinqerta. Femrat që nuk janë të sinqerta dhe nuk kanë zbuluar vetveten nuk arrijnë shumë, kështu që bëni maksimumin të jeni vetëvetja”.

Do të jemi në pritje të takimeve të ardhshme për të kuptuar se cilat do të jenë ndjenja të vërteta.