Pse po rishfaqen thashethemet e rreme se Brigitte Macron është transgjinore?
Thashethemet e rreme se Brigitte Macron është transgjinore janë përhapur prej vitesh. Tani, Candace Owens, komentatore e ekstremit të djathtë në SHBA, ka publikuar një video ku i përsërit këto pretendime. Videoja ka grumbulluar miliona shikime.
Në këtë video, ajo pretendon se Brigitte Macron ka lindur burrë dhe e kishte emrin Jean-Michel Trogneux. Ajo gjithashtu pretendon se është kërcënuar ligjërisht nga presidenti francez. Owens nuk ofron asnjë provë për ta mbështetur këtë pretendim.
Kjo teori konspirative qarkullon që kur Emmanuel Macron u zgjodh për herë të parë president në vitin 2017. Teoria u promovua nga një grua që e quan veten gazetare, Natacha Rey. Rey pretendonte se Brigitte nuk ka ekzistuar kurrë, ka lindur biologjikisht burrë dhe quhej Jean-Michel Trogneux. Në fakt, Jean-Michel është vëllai i Brigitte-s.
“Prova” e vetme është një foto e fëmijërisë së Jean-Michel ku ngjan me Brigitte. Por, duke qenë se ata janë vëlla e motër, nuk është aspak e pazakontë që të ngjajnë.
Vajza e vogël e ulur në prehërin e nënës së saj është Brigitte Trogneux; majtas është vëllai i saj, Jean-Michel.
Kjo e bëri Brigitte Macron të ngrinte një padi për shpifje kundër Roy dhe Rey. Në shtator, një gjykatë franceze i urdhëroi ato të paguanin 8,000 euro dëmshpërblim për të dhe 5,000 euro për vëllain e saj.
Emmanuel Macron gjithashtu i komentoi këto pretendime për herë të parë vitin e kaluar, duke thënë: “Ka akoma njerëz të çmendur.”
Taktika e etiketimit të dikujt si transgjinor nuk ka ndodhur vetëm me Brigitte Macron. Shumë gra të njohura, nga Madonna, Michelle Obama te Melania Trump, janë përballur me teori të ngjashme konspirative.
Burimi: Euronews
Anabelmagazine