Pse Peshorja dhe Binjakët janë çifti perfekt?
“Një faktor që ka është Binjak, unë jam Peshore. Dhe Binjaku me Peshoren janë çifti më perfekt në horoskop!”- tha Sarah mbrëmjen e djeshme në “Big Brother VIP”, gjatë spektaklit teksa po komentohej afrimiteti i saj me Dj PM.
Sarah ka lindur më 24 shtator. PM ka lindur më 19 qershor. Pra, kemi të bëjmë me blogeren që është një Peshore dhe Dj e njohur që është Binjak. Që në klipin prezantues, PM përmendi Sarah si vajzën e tij të preferuar brenda shtëpisë. Dhe në 4 ditë qëndrim shumë gjëra ndodhën mes tyre: puthje, përqafime, fjalë të ngrohta, deklarata. Siç e pranuan edhe vetë është herët për të thënë se çfarë ka mes tyre, megjithatë nëse rrugës do lindë një marrëdhënie romantike apo jo, raporti i tyre duket në ditë të mira.
Por, ç’thonë planetet për Peshoret dhe Binjakët dhe çfarë i bënë ata çiftin perfekt?
Këto dy shenja ajri janë një kombinim që shumica nuk e presin por Binjakët dhe Peshorja i duan të papriturat dhe kjo lidhje funksionon. Ata janë tepër të ngjashëm: të dy i urrejnë debatet, janë romantikë dhe duan të kalojnë aventura së bashku. Binjakët dhe Peshorja plotësojnë njëri-tjetrin deri në perfeksion. Ai di si ta bëjë Peshoren të qeshë dhe ajo e kupton nevojën e Binjakëve për autonomi. Thënë kjo, a nuk e keni vënë re edhe ju se si PM mundohet gjithnjë të bëjë Sarah për të qeshur? Jemi të sigurt që po.
Të dyja janë shenja sociale dhe personalitete karizmatike, kështu që kur dalin në një takim ata menjëherë magjepsen nga njeri–tjetri. Në vetëm 4 ditë mes tyre lindi një “feeling” që u vu re nga të gjithë.
Peshorja është shumë romantike: gjetja e shpirtit binjak është gjëja më e rëndësishme për të. A nuk ishte Sarah që kërkoi konkurrentë të rinj çuna në dhomën e rrëfimit? Burri Binjak është një nga më të zgjuarut e zodiakut. Ai ka shkathtësi të madhe, inteligjencë dhe aftësi komunikuese.
Të dy shenjat e Ajrit, burri Binjak dhe gruaja Peshorja besojnë në ideale dhe janë shumë komunikuese.
Peshoret janë shumë të këndshme dhe posedojnë një shkallë të lartë elegance, siç edhe mund ta keni vënë re te Sarah. Binjakët nga ana tjetër janë elokuent në të folur, tepër diplomatik dhe burim i pashtershëm i ideve të reja.
Binjakët dhe Peshorja kanë lindur për të qenë bashkë. Inteligjenca dhe shkathtësia e burrit të Binjakëve padyshim që e bëjnë gruan Peshore të dashurohet me të. Ai, nga ana tjetër, është i magjepsur nga eleganca dhe natyra e sofistikuar e saj.
Gruaja Peshore i jep mashkullit Binjak të gjithë hapësirën individuale që i nevojitet. Ai e bën Peshoren të qeshë dhe e bën atë të ndihet sikur është qendra e botës së tij. Ata kanë shumë të përbashkëta, kështu që ata mund të formojnë një nga çiftet më të lumtur të zodiakut.
A janë Sarah dhe PM shpirti binjak i njëri-tjetrit? Sipas horoskopit PO, se çfarë do ndodh deri në fund na mbetet vetëm të presim….
Burimet: MVOrganizing.org, SOULMATETWINFLAME.com, yourtango.com
Përshtati dhe shkroi: News31.al