Pse përfaqësimi i Shqipërisë nga Ronela Hajati do të mbahet mend në Eurovizion
Ronela Hajati ka udhëtuar drejt Italisë për t’u përgatitur për Eurovision 2022. Ronela do të hapë gjysmëfinalen e parë me këngën e saj Sekret, ndaj është e para që ka nisur provat në Torino. Organizatorët e festivalit kanë ndarë imazhet e para nga performanca e saj.
Dhe ajo çfarë pamë na bindi që ky përfaqësim i shqipërisë do të lë shenjë në eurovizion.
Një performacë elektrizuese, katër kërcimtarë meshkujt gjysmë të zhveshur dhe Klaudia Pepa interpretojnë krah saj.
Një këngë ritmike që do t’i bëjë të gjithë të kërcejnë por në të njëjtën kohë një këngë shumë inpenjative që do të tregojë vlerat e Ronelës si artiste. Kënga Sekret do të mbahet mend edhe sepse do të jetë e para që do të hapi Eurovizion 2022.
Duket se Ronela do të bëjë një hapje të shkëlqyer më 10 Maj. Gjatë intervistave që ka dhënë, Ronela ka premtuar se do të dhurojë një performancë që do të mbahet mend gjatë dhe për këtë ne jemi të sigurt.
bordo