“Pse nuk publikon kurrë foto me babin?”, Afërdita Dreshaj emocionon me përgjigjen
Këngëtarja e njohur Afërdita Dreshaj është mjaft aktive në rrjetet sociale, ku publikon foto e video nga përditshmëria e saj. Madje ajo publikon foto edhe familjare e nga jeta e saj private.
Por një person që nuk e kemi parë asnjëherë në fotot e saj është babai i saj. Disa prej jush e dinë mungesën e tij.
Së fundmi një ndjekës e ka pyetur Afërditën në “Instastory” pikërisht për këtë detaj. “Nuk e shoh asnjëherë babin tënd në fotot e Instagram-it, pse? Vetëm mamin tënd?!”, i shkruan fansi.
E këngëtarja i ka emocionuar të gjithë me përgjigjen që ka dhënë, pasi ajo i kujtoi ndjekësit se babai i saj ka ndërruar jetë kur ajo ka qenë vetëm 12 vjeçe.
“Do të dojë të kisha mundësi të publikoja fotografi me babin aq sa postoj me nënën. Por babai im ka ikur kur unë isha vetë 12 vjeçe. Ai është engjëlli im”, përgjigjet Afërdita.