Pse nuk flet Elita Rudi me kunatën? Moderatorja reagon për herë të parë dhe vendos pikat mbi “i”

Moderatorja e njohur shqiptare Elita Rudi është ndër më të dashurat nga publiku shqiptar, e ndonëse prej kohësh është shkëputur nga ekrani vijon të jetë në qendër të vëmendjes. Së fundmi, mediat në Kosovë aluduan se ajo nuk i ka raportet mirë me kunatën e saj, Blerinën, duke shkruar se ato nuk flasin. E shkak për këto është bërë fakti që Elita dhe Blerina nuk postojnë foto me njëra-tjetrën në rrjetet sociale. Por, si qëndron e vërteta? Krejtësisht ndryshe.

Ka qenë vet Elita ajo që ka vendosur pikat mbi “i” rreth kësaj çështje. Ajo ka dhënë përgjigje në shkrimet e portaleve përmes një komenti të bërë në Facebook, në të cilin shkruan “Raportet i mbajmë larg njerëzve si gazetari juaj, mos me na ra msysh!”- me nota humori duke etiketuar edhe kunatën e saj. Kështu, gjërat mes tyre janë mëse në rregull.

/News31