“Pse nuk e ke zgjedhur burrin të bardhë, por të zi?”, Linda Halimi sqarohet një herë e mirë

Lidhja e këngëtares, Linda Halimi me reperin afroamerikan, Dawon Edward, është komentuar shpeshherë nga fansat e saj. Por ajo ka vendosur që t’u japë fund të gjitha këtyre kritikave.

Së fundmi, këngëtarja ka vendosur që të bashkëbisedojë me ndjekësit e saj në “Instagram”, të cilëve u ka dhënë mundësinë që t’i bëjnë pyetje të ndryshme.

Linda-Halimi-3

Një fans i ka bërë një pyetje pikërisht lidhur me partnerin e saj. Ajo e pyet se përse ka zgjedhur partnerin me ngjyrë dhe këngëtarja nuk ia ka lënë përgjigjen mangët.

Linda shprehet se ka zgjedhur njeriun që do, i cili ka një etnicitet ndryshe nga i saji.

Linda-Halimi-2

“Më vjen shumë rëndë kur shoh që gjenerata e re, ndonëse në 2019, akoma jeton me injorancë dhe mosdije! Kjo pyetje bëhet nga dikush që nuk ka dalë të shohë përtej oborrit dhe është i ushqyer me urrejtje dhe mllef ndaj secilit që është “ndryshe” nga ata! Por patjetër, ja përgjigja: Nuk kam zgjedhur të zi, të bardhë… kam zgjedhur njeriun që dua, i cili ndodh që është etnicitet ndryshe nga unë, e që më do dhe kujdeset për mirëqenien time më shumë se për vete!”, shkruan këngëtarja e njohur.

Linda-Halimi-4

“E unë secilës femër i dëshiroj dashuri të madhe në jetën e saj dhe fatin e mirë sidomos ty që më së shumti ke nevojë të përjetosh një ndjenjë të tillë”, përfundon fjalën Linda./Panorama Plus