Pse nuk buzëqeshin njerëzit kur dilnin në foto vite më parë
Nëse keni parë ndonjëherë një foto të vjetër, mund të keni vënë re se askush nuk duket se është duke buzëqeshur. A keni menduar ndonjëherë pse ndodh kjo?
Kohët ishin të vështira atëherë dhe nuk kishte shumë arsye për të buzëqeshur. Një përdorues i rrjeteve sociale shpjegon disa arsye në videon e tij.
Në fillim, njerëzit nuk i pëlqenin fotot sepse shumica kishin frikë prej tyre, siç thotë ai. Ishte një teknologji e re që njerëzit nuk e kuptonin.
Gjithashtu standardet e bukurisë ishin të ndryshme në atë kohë. Për më tepër, dhe higjiena orale nuk ishte ajo që është sot.
Shumica e njerëzve në atë kohë kishin dhëmbë të prishur. Së fundi, një arsye tjetër e thjeshtë ishte se për një foto duhej shumë kohë, disa minuta. Kjo do të thotë se mbajtja e fytyrës në një pozicion të caktuar për aq kohë ishte jashtëzakonisht e lodhshme.