Pse njerëzit po kërkojnë ‘Taynën e vjetër’ mbrapsht?
Mbrëmjen e djeshme në mesnatë, Tayna publikoi këngën e radhës, “Taka Taka”, e katërta për këngëtaren gjatë këtij sezoni veror. Sidoqoftë, ka një problem. Duket se njerëzit janë të pakënaqur, disa vetëm nga kjo këngë e fundit, disa nga “ndryshimi”, sipas tyre, i Taynës.
Pak orë pas publikimit të këngës në YouTube, një nga komentet me më shumë pëlqime është ky:
“Më pëlqen kënga, por më mungon Tayna e vjetër. Ajo që ka ritëm dhe është ‘savage’. Këngës do t’i jepja 8/10.”
Një tjetër thotë:
“Më mungon muzika e vjetër e Doruntinës. Duket sikur po të ndryshon dikush. Këngët s’janë asnjëherë të këqija, por Doruntina është në hije. Duket sikur tani ka vetëm një ‘Tayna’ skene dhe nuk ka më Doruntinë. Thjesht një mendim nga një fanse që të do prej vitesh.”
Komente të tjera pyesin:
“Çfarë ishte kjo?”
Të tjerë thonë:
“Refren i përsëritur 100 herë”, “Recitim i bukur”, “Sa për të thënë po bëj këngë. E njëjta fabul: ish-i, club-i, të pasmet. Bëj ndonjë kombinim tjetër” etj.
Edhe në Instagram, komentet kritike janë të shumta. Në postimin e fundit, disa nga ndjekësit shkruajnë:
“500 herë një fjalë, ke dështuar”, “Vetëm muzikë nuk është kjo”, “Ktheju fillimeve të tua që të depërtosh akoma më shumë në estradë”, “Kohët e fundit s’je askund me muzikë”, “Pa lidhje” etj.
View this post on Instagram
Komente të tilla, kanë thuajse të gjitha 100-400 pëlqime, duke vërtetuar dhe njëherë se nuk janë të paktë njerëzit që mendojnë kështu.
Për rikujtesë (dhe krahasim), këto janë disa nga këngët e para të Taynës. Këngëtarja fitoi shpejt famë dhe sukses, që me publikimin e këngës nr.1, “Columbiana”, në bashkëpunim me reperin Don Phenom. Prej atëherë, thuajse gjithë projektet kanë qenë njësoj të suksesshme, me përjashtim të këtij të fundit, që siç e patë ka marrrë (jo) pak kritika.
Me ndryshimet, vijnë gjithnjë dhe risqet për pakënaqësi, por ky është risk që vetë artistët e marrin përsipër. Pak kohë më parë, një situatë e ngjashme ndodhi me Xhensila Myrtezajn, ku njerëzit menduan se këngëtarja “ka ndryshuar shumë”.