Pse nisën thashethemet se Big Mama po rikthehet në “Big Brother VIP”?

Me 24 dhjetor, Big Mama ishte banorja që la shtëpinë më të famshme në vend.

Kjo ndodhi pas një debati të fortë me banoren tjetër që nuk është më në shtëpi, Antonela Berisha.

Debati që kishte nisur për një temë si bërja e dhuratave për njeri tjetrin për vitin e ri, degjeneroi live në Big Brother mes Big Mamës dhe Antonelës.

E gjitha nisi kur Antonela i tha Big Mamës se e ka sharë serbisht. Aty Big Mama shpërtheu në ofendime të rënda deri sa mori vendimin për ta lënë shtëpinë menjëherë.

Së fundmi, në rrjete sociale qarkullojnë polemika se ajo po rikthehet në shtëpi. Kjo thashetheme u nxitën nga një postim i vetë këngëtares në llogarinë e saj në Instagram.

Ajo ka postuar në Instastory një foto jashtë shtëpisë së “Big Brother” dhe ka pyetur ndjekësit: “A të futem prap? Si thoni?”

Rikthimi i një ish-banori pasi ka lënë shtëpinë nuk mund të ndodhë sepse bie ndesh me rregullat e shtëpisë. Duke qenë se shtëpia e “Big Brother” ndodhet pranë studiove të Top Channel dhe nuk përjashtohet mundësia që Big Mama të ketë qenë në televizion për ndonjë intervistë dhe me atë rast ka ngacmuar edhe fansat. /Prive.al