Pse narcisistët mund të fitojnë punët më të mira?
Ka një numër në rritje kërkimesh që tregojnë se narcisistët janë mjaft të suksesshëm në vendin e punës. Për shembull, ekziston një marrëdhënie midis narcizmit dhe arritjes së pozicioneve drejtuese (Paunonen, et al., 2006). Për më tepër, CEO-të narcisistë marrin paga dhe kompensim më të lartë sesa homologët e tyre më pak narcisist (O’Reilly, et al., 2014). Por çfarë ndodh me narcisizmin dhe punët e rregullta? A kanë ata një avantazh për të fituar në një kërkim pune?
Një studim interesant eksploroi nëse narcisistët performojnë më mirë në intervistat e punës dhe zbuloi se ata me të vërtetë kishin më shumë gjasa të merrnin vlerësime më të larta (duke u parë si më “të punësuaeshëm”) të performancës së tyre në intervistë (Paulhus, et al., 2013). Me pak fjalë, kjo sugjeron që individët narcisistë janë më të mirë në fitimin e vendeve të punës.
Këta studiues gjithashtu koduan sjelljet e të gjithë aplikantëve në intervistat e filmuara. U gjet se aplikancët më narcisistë u përfshinë më shumë në sjellje të vetëpromovimit, të tilla si ekzagjerimi i njohurive ose aftësive të tyre. Ata gjithashtu kishin më shumë gjasa të lavdëronin veten, arritjet dhe aftësitë e tyre. Edhe sjellje si: lajka ndaj intervistuesit, shumë buzëqeshje dhe humor – ishin të pranishme.
Pse mund të jetë ky një problem?
Vlerësimet e kandidatëve në intervistat e punës janë të mbushura me probleme dhe paragjykime. Gjetjet e këtij studimi japin një shembull. Narcistët kanë më shumë gjasa të përfshihen në llojet e sjelljeve që u bëjnë përshtypje intervistuesve dhe ushqehen me paragjykimet e tyre. Problemi është se sjellje të tilla si të qenit i hapur, të flasësh më shumë, më lirshëm apo të buzëqeshësh më shumë – mund të mos jenë parashikuese për aftësitë aktuale të të intervistuarit në lidhje me punën.
Marrëdhënia midis narcisizmit dhe performancës-suksesit aktual si punonjës (ose si drejtues) mund të jetë një marrëdhënie e tillë që pak narcisizëm të jetë një formë e vetëbesimit që mund ta ndihmojë personin në puna aktuale. Shumë narcisizëm (ose shumë pak) mund të mos jetë një gjë e mirë për performancën si punonjës ose drejtues. Një mësim tjetër është të jeni të kujdesshëm për t’u mbështetur shumë në intervistat e punës si një mjet për të vlerësuar punonjësit e mundshëm ose nëse jeni punonjës, për t’u vlerësuar.
Burimi: Psychology Today