“Pse më le? Asnjëherë më një tjetër përqafim”- Tragjike, aktori i Twilight gjendet i vdekur në banesë së bashku me të dashurën e tij

Aktori i Twilight, Gregory Tyree Boyce është gjetur e vdekur së bashku me të dashurën e tij në banesën e tyre në Las Vegas.

Boyce  është 30 vjeç ndërsa e dashura e tij Natalie Adepoju ishte 27. Nuk dyshohet për ngjarje kriminale ndërsa po priten rezultatet e toksikologjisë.

“Do dëshiroja të ishe akoma këtu, bota humbi një person të mrekullueshëm”- shkroi vëalli i tij Chris Wayne në një postim në Facebook.

Ndërsa nëna e tij Lisa shkroi: “Do sëmurem pa ty. Jam e coptuar, kam humbur. Kam dhimbje. Të tefelfonoja dhe të shkruaja mesazh kur kisha ndonjë problem apo isha e shqetësuar për diçka dhe më thoje që do e kalonim së bashku. Pse më le? Asnjëherë më një tjetër përqafim, puthje dhe asnjeherë s’do i dëgjoj më ato fjalë. Jam e thyer. Të dua Greggy.”

Boyce la pas një vajzë 10-vjeçare, ndërsa Adepoju kishte një djalë të vogël.

Boyce ishte më i njohur për rolin e tij si Tyler Crowley në filmin e madh të Twilight ne vitin 2008, ku luajti perkrah Kristen Stewart dhe Robert Pattinson.

Panorama Plus