Pse martesat janë më të lumtura kur gratë kanë më pak kilogramë se burrat?
Ideja se pesha trupore luan rol në një martesë të lumtur, duket e pamundur, por për çudi duket se ka disa prova që e mbështesin këtë supozim.
Sipas një studimi, çiftet e martuara janë më të kënaqur dhe të lumtur kur gratë janë më të hollë se burrat e tyre.
Ne u bëmë kuriozë rreth kësaj dhe jemi këtu për të ndarë me ju përfundimet që kanë bërë këta studiues.
Madhësia e trupit të një çifti mund të luajë një rol në marrëdhënien e tyre
Të sapomartuarit plotësonin pyetjet e kënaqësisë çdo 2 vjet për 4 vjet radhazi, dhe studimi tregoi, mesatarisht, se në martesat ku gruaja ishte më e hollë se burri, ata ishin më të lumtur. Kjo u bazua në BMI-në (indeksi i masës trupore) të çifteve, i cili mund të llogaritet duke përdorur peshën dhe lartësinë.
Kjo nuk do të thotë se ka nevojë që gratë t’i nënshtrohen një diete dhe stërvitjeje ekstreme, por përkundrazi, thjesht i referohet BMI-së së tyre në raport me burrat.
Perceptimi i grave për tërheqjen ndryshon nga ai i burrave
Në një studim, burrave dhe grave iu dhanë 100 fotografi dhe iu kërkua të vlerësonin sa tërheqës u dukej personi në imazh. Burrat ishin të prirë të pajtoheshin mes vete për gratë që i konsideronin tërheqëse, ndërsa gratë kishin rezultate më të ndryshme.
Cilësitë që meshkujt preferuan dhe iu dukën më tërheqëse ishin hollësia dhe joshja, ndërsa gratë favorizonin pak meshkujt e hollë dhe muskulorë, por të njëjtës fotografi të të njëjtit burrë iu dhanë nota të larta nga disa gra, dhe të njëjtit burrë iu dha gjithashtu një vlerësim i ulët nga gratë tjera.
Gratë kanë tendencë të preferojnë meshkuj më të mëdhenj për shkak të evolucionit dhe prirjeve parësore
Zakonet e vjetra vdesin vështirë. Duke u nisur nga instinktet tona të njerëzve të shpellave, gratë i shohin burrat më të mëdhenj si gjuetarë të fortë që mund t’i mbrojnë ato dhe të sigurojnë ushqim për ta dhe familjet e tyre. Kjo mund të jetë arsyeja pse, instinktivisht dhe nën-ndërgjegjshëm gratë priren të tërhiqen më shumë nga burrat më të mëdhenj në pamje.
Gjithmonë ka përjashtime
Teksa studimi tregoi se shumica e çifteve kishin rezultate të ngjashme, kishte përjashtime, pasi shumë faktorë të tjerë luajnë një rol masiv në lumturinë e një martese, të tilla si shëndeti mendor, niveli i të ardhurave, jeta sociale, etj. Kjo dëshmon se gratë e çdo madhësie dhe shtati mund të jenë të lumtura me partnerin e duhur.