Pse Luizi nuk do të jetë i pranishëm në dasmën e Arbanës dhe Eduartit?
Dita e shumëpritur për Arbana Osmanin po afron: Moderatorja dhe Eduart Grishaj do të kremtojnë me martesë dashurinë e tyre këtë fundjavë, në Toskanë të Italisë.
Përgatitjet kishin filluar prej kohësh, por Arbana tashmë është nisur vetë drejt Italisë për të kontrolluar cdo detaj të ceremonisë që do të mbledhë të afërm, kolegë e miqtë e tyre më të mirë. Ajo publikoi sot një foto nga Toskana, ku shfaqet mjaft e buzëqeshur.
Ndërkohë, ndjekësve nuk i ka shpëtuar fakti që Luiz Ejlli do të mungojë në dasmën e moderatores, pavarësisht se raportet e krijuar mes tij dhe dyshes në formatin e “Bg Brother VIP” dukeshin mjaft të mira.
Në ceremoninë e Arbanës dhe Eduartit më 17 Qershor do të marrin pjesë 120 të ftuar, porn ë të njëjtën datë Luizi ka njoftuar se ka të tjera angazhime. Ai do të jetë në një koncert në Neë York, duke lënë të kuptohet se s’do të jetë i pranishëm në dasmë. “Me datën 17 qershor do të jem në New York. Mirë u takofshim. Ju puthi shumë të gjithëve”– tha këngëtari në rrjete sociale, ndërkohë që nuk dihet nëse ka marrë jo nje ftesë nga cifti.
Bordo