Pse Lorit i rri mirë çdo gjë që vesh? Epo sepse ajo nuk i vesh ashtu siç i blen
Trashëgimtarja e Top Channel, Lori Hoxha ka realizuar linjën e parë të veshjeve sportive me emrin e saj, në bashkëpunim me markën “Cohl’s”. Përmes një videoje, Lori na ka zbuluar më shumë për idenë, bashkëpunimin dhe një sekret për veshjet e saj.
Lori ka treguar se ajo i modifikon veshjet e ky është sekreti pse asaj i rri mirë çdo gjë.
“Jam përkujdesur që çdo gjë të rri ashtu siç do doja unë të më rrinte. Shumica e njerëzve gjithmonë më komplimentojnë sa mirë më rrinë tutat dhe mendojnë se më rrinë mirë mua. Porn ë fakt unë i modeloj dhe i modifikoj që të rrinë mirë për trupin tim, kështu që jam munduar të bëj të njëjtën gjë për tutat që njerëzve t’i rrinë fiks siç do doja unë që të më rrinin”-shprehet Lori.