Pse Kledi i quan këto pushimet e fundit?
Kledi Kadiu ka publikuar fotot më të bukura nga pushimet me familjen e tij. Vajza dhe bashkëshortja e tij shfaqen në disa shkrepje të ndryshme, tipike nga ato fotot e pushimeve që jemi mësuar të shohim vërdallë. Destinacioni që kanë zgjedhur është Puglia në Itali, por shkrimi i Kledit tërhoqi veçanërisht vëmendje. “Pushimet e fundit të tre”, shkroi ai, duke lënë të kuptohen, se bashkëshortja është drejt fundit të shtatzënisë së saj.
Në pushimet e radhës do kenë një antar më shumë në grupin e tyre.
Së fundmi Charlotte zbuloi se emrin e djalit që vjen më jetën në gusht, e kanë vendosur. Emri do nisë me shkronjën G dhe është lehtësisht i shqiptueshëm në shqip, italisht dhe frengjisht.
Fansat e çiftit kanë sugjeruar emrin Gabriel, por nuk ka ende konfirmim./revistawho.com