Pse gjithë Italia mendoi se Fedez e ktheu timonin nga politika?

Fedez publikoi para disa ditësh një video fjalimi elektoral, ku rrëfen arsyet pse ka vendosur t’i hyjë politikës dhe të mashtrojë vendin. Videoja ishte ironike dhe kishte qëllim përgënjeshtrimin e çdo gjëje të thënë në media.

E gjitha ka qenë promovim prejt tij për albumin e ri “Disumano”, që do të dalë në treg më 26 nëntor.

Për ata që nuk e dinë gjithçka nisi me regjistrimin e një domeni fallco: “fedezelezioni2023.it”. Kjo u diskutua në media e kudo në Itali si një paralajmërim që Fedez do i bashkangjitej Salvinit në politikë vitin e ardhshëm.

Duke marrë parasysh dhe bashkëveprimin e çiftit me politikën së fundmi, nuk kishte arsye për dyshim.

Por, Fedez nuk ka ndërmend të hyjë në politikë.

“Italia është vendi që dua. Këtu i kam rrënjët, shpresat, horizontet e mia. Këtu mësova pasionin për priftërinjtë që bëjnë tiktok. Zgjodha të futem në terren dhe të mashtroj për çështjet publike sepse nuk dua të jetoj në një vend të qytetëruar, të qeverisur nga forca të pjekura dhe njerëz të lidhur ngushtë me një të kaluar arritjesh, sindikata dhe të drejtash për të gjithë. Lëvizja politike që unë propozoj quhet, jo çuditërisht, Inhuman(emri i albumit). Ju them se është e mundur të realizojmë së bashku një makth të madh, atë të një Italie gjithnjë e më të padrejtë, indiferente ndaj atyre në nevojë dhe që luan rolin e shkurreve në shfaqjet e fundvitit të komunitetit europian. Unë ju them se mundemi, ju them se duhet të ndërtojmë së bashku një mrekulli të re italiane për ne dhe për fëmijët tanë”, thoshte ndër të tjeta Fedez me videon.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by FEDEZ (@fedez)

Farsa gjithsesi u zbulua dhe duhet pranuar që marketingu e bëri të vetën.