Pse fotoja e David Beckham me vajzën e tij, Harper, ndezi kaq debate në rrjet?
“Get ready for what?” Është një nga komentet e para që bie në sy nën foton e publikuar në rrjetet sociale nga David Beckham.
Ajo që ka ngjallur debat në rrjet nuk është shkrepja, e cila i përjetëson të dy në dasmën e një miku, por mbishkrimi: “Vajza ime e vogël po rritet”, nis ish-futbollisti, i cili shton: “Djema bëhuni gati”, duke etiketuar tre djemtë e tij me emojin e një doreze boksi.
Këtu dikush, me pak sens interpretimi, fillon të pyesë: «Të bëhen gati për çfarë?». Mes mbi tre mijë komenteve në më pak se njëzet e katër orë, spikat ai i një përdoruesi që shpjegon versionin e tij, i cili sipas të gjitha gjasave korrespondon me atë të Beckham-it:
“Do të thotë që fëmijët duhet të përgatiten për ta mbrojtur atë nga papastërtitë janë atje jashtë. Sepse në ditët e sotme, askush nuk ka më sens të shëndetshëm”, përfundon ai, përpara se të lavdërojë Davidin si baba.
“Sa të mpirë mund të jenë disa njerëz, të cilët lexojnë gjysmë fjalie dhe ju sulmojnë, duke nxjerrë përfundimet e tyre”, shton një përdorues tjetër, duke iu referuar njerëz që e keqkuptuan.
“Pse po seksualizojmë vajzat para adoleshencës dhe po forcojmë stereotipet gjinore? Mendova se e kishim lënë të paktën dhjetë vjet më parë këtë lloj “shakaje”, nënvizon një tjetër ndjekës.
“Në realitet, jeni ju që po e bëni atë”, përgjigjen disa përdorues.
“Ai është një baba krenar i vajzës së tij, i cili bëri shaka se po rritet dhe etiketoi vëllezërit e saj duke i kujtuar se do të duhet ta mbrojnë atë”. Vetë Cruz, i treti i familjes, komentoi me një fjalë: “Peefeksion”. Ndërsa Romeo dhe Brooklyn lanë një zemër.
Ora News