Pse fansat po i luten Lana Del Rey të ndalojë postimin e fotove të mbretëreshës Elizabeth II dhe Princit të ndjerë Philip?

Të shumtë janë personazhet publikë që i kanë shprehur familjes mbretërore ngushëllimet për humbjen e Princit Philip, mes tyre edhe këngëtarja e famshme Lana Del Rey.Ajo ka ndarë në llogarinë e saj në Instagram foto të Princit e Mbretëreshës kur ishin ende të rinj, teksa tregonte se ishte fanse e dashurisë së tyre. Kjo gjë nuk është pritur mirë nga fansat e saj të cilët kanë kërkuar ndalimin e këtyre postimeve.

Më datën 9 të këtij muaji, bashkëshorti i Mbretëreshës Elizabeth, Princi Philip, u nda nga jeta në moshën 99-vjeçare. Këtë lajm të hidhur e ka bërë të ditur Pallati Mbretëror në një deklaratë zyrtare.

Lana Del Rey është një nga ato të famshmet që është shkatërruar, dhe tregoi në instagram se adhuronte historinë e tyre të dashurisë. Ajo ka ndarë në llogarinë e saj në instagram foto të Princit e Mbretëreshës kur ishin ende të rinj, teksa tregonte se ishte fanse e dashurisë së tyre.

Këto postime kanë sjellë reagimin e fansave të saj, të cilët kanë kërkuar ndalimin e këtyre postimeve.

Reagimi nga ndjekësit është se tashmë ata janë të neveritur për shumë arsye, duke përfshirë që Princi Philip dhe Mbretëresha Elizabeth II janë të lidhur për shkak të të qenit stërnipër e mbesa e Mbretëreshës Victoria.

Një pjesë e madhe e ndjekësve i janë vënë kundër Lana-s për këto postime, duke i kërkuar që t’i fshijë sa më parë.

Ndërkohë, Lana ende nuk i është përgjigjur komenteve.

(f.i/dosja.al)