Pse është mirë të martohesh në të 40-at
Kur bindeni se keni gjetur shpirtin tuaj binjak, personin me të cilin doni të kaloni pjesën tjetër të jetës, është koha e duhur për t’u martuar (gjithmonë nëse doni të martoheni). Ju mund ta takoni atë person në çdo moshë. Disa njerëz martohen me të dashurin/ën e shkollës së mesme, ndërsa të tjerët e gjejnë më vonë. Le të flasim për të mirat e martesës në të 40-at.
Ti e di kush je dhe çfarë do
Në të 40-at, ju e keni kuptuar se kush jeni dhe keni besim te vetja. Kanë ikur kohët e shtirjes si dikush që nuk je për t’u bërë përshtypje njerëzve. Ju keni standarde të larta dhe e dini se çfarë doni (dhe çfarë nuk doni) në jetë dhe nga partneri/ja.
Të jesh në të 40-at di të thotë të kesh përjetuar ulje dhe ngritje, gëzim dhe trishtim, momente lumturie dhe dhimbjeje. Kjo quhet përvojë jetësore dhe të ndihmon të kuptosh se kush është personi i duhur. Kur njerëzit martohen të rinj, ata ndoshta nuk mendojnë për “në të mirë dhe në të keq, në pasuri dhe varfëri, në sëmundje dhe shëndet” sepse ende nuk i kanë përjetuar ekstreme të tilla.
Tashmë është normale
Ndryshe nga gjyshërit apo prindërit tuaj, tashmë është goxha normale të martohesh në të 40-at. Nuk është asgjë për t’u turpëruar. Në fakt, është diçka për t’u festuar!
Anabelmagazine