Pse është i rëndësishëm përdorimi në mënyrë të përgjegjshme i Internetit?
“Internet falas! Internet pa limit! Sa më shumë GB!” kanë qenësë fundmi kërkesat e shqiptarëve dhe në fakt, me të drejtë, sepsekoha e karantanimit kërkon lundrim në internet, filma dhemënyra argëtimi për të kaluar kohën.
Gjithsesi, me gjithë dëshirën e madhe për t’ju argëtuar dhe përt’ju qëndruar në krah në këto ditë sfiduese, duhet t’juparashtrojmë edhe disa anë negative të internetit falas dhe palimit.
Së pari, Europa është njohur me një kolaps të jashtëzakonshëmpërsa i përket internetit. Aksesi është i limituar, pothuajseinekzistent dhe u ndje fillimisht në Mbretërinë e Bashkuar përt’u përhapur në të gjithë Europën.
Imagjinoni, edhe gjiganti Netflix u detyrua të ngadalësohet nëEuropë. (Kjo do të thotë se mund ta shikoni filmin/ serialin e preferuar me paaak probleme).
Interneti i palimituar, më shumë se një bonus, është një problem madhor, i cili ngadalëson çdo sistem dhe industri, duke shkaktuar dëme edhe më të mëdha ekonomike, prodhuese dhesociale.
Tani, ndaloni për një minutë dhe mendoni: A ia vlen që tënavigoni pafund në internet, të kërkoni nga çdo operator MB dhe GB falas dhe të shpenzoni kohë të çmuar online?
Imagjinoje jetën me internet të reduktuar, lexo libra, shkruaj, pikturo, ji kreativ dhe argëtohu me familjen.
Videoja dhe fotoja në Instagram pret, kolapsi me të cilin po përballet bota, jo!
Ref:
https://www.fiercetelecom.com/telecom/spainish-carriers-see-a-40-spike-network-traffic-due-to-covid-19