Pse Elhaida Danit po i sugjerojnë ndjekësit të hajë bërxolla?
Me siguri këngëtarja e njohur Elhaida Dani nuk e kishte imagjinuar se një foto normale duke pirë në një bar në Tiranë do ta kthente në viktimë të bullizmit online.
Elahida, e cila ndodhet në kryeqyter pasi është bërë pjesë e “Dancing With the Stars”, publikoi një foto ku shihet e veshur me një veshje ngjyrë blu teksa mban një gotë në dorë.
Shumë prej ndjekësve të saj kanë shpërthyer në komentet që kanë të bëjën me veshjen, dhe me peshën e saj.
“S’ke nevojë të zhvishesh o bilbil mos u bëj si Tiranset ta marrsha”, “Si quhet kjo veshja ,nqs quhet e tillë”, “Goce fillo të hash ndonjë berxollë se je bërë kockë e lekurë e mrapa një gotë verë”, “Nuk dukesh mirë me këtë veshje”, “Çfarë të ka gjetur, që të paskan dal brinjtë jashtë”, “Ti je super artiste por sinqerisht shto ca kile se do dukesh më mirë”, janë vetëm disa prej komenteve në postimin e Elhaidës.
Këto komentet kanë nxitur një reagim edhe nga ana e vetë këngëtares, e cila shkruan se është e habitur nga gjykimet që ka marrë.
“E para : unë thjesht hodha në trup një veshje që e kam blerë dhe doja ta vishja para se të ikte vera… kujt ja mori mendja gjithë këto gjykime….
E dyta : unë njeri jam , do ndodhi që të marr ca kile e do ndodhi që t’i humbas. Derisa të kem shëndetin kilet le të shkojnë e të vijnë…
Të dielë të mbarë ”– thuhet në reagimin e plotë të Elhaida Danit.