Pse e puthi vëllain në buzë? Përgjigjet Angelina Jolie!

Një prej momenteve që ka mbetur në mendjen e të gjithëve nga tapeti i kuq është padyshim kur Angelina Jolie dhe vëllai i saj, James Haven, bënë një deklaratë të çuditshme në tapetin e kuq në vitin 2000.

Në atë kohë, 24-vjeçarja Jolie fitoi një Oscar për performancën e saj në “Girl Interrupted” në 2000. Por pikërisht kur ajo u ngjit në skenën e çmimeve Oscar pasi mori çmimin për aktoren më të mirë në rol dytësor, Jolie shprehu dashurinë e saj për vëllain e saj Haven, atëherë 26 vjeç, i cili e shoqëronte.

“Jam në shok dhe jam shumë e dashuruar me vëllain tim tani. E di që është shumë i lumtur për mua. Dhe, faleminderit për këtë”, tha Jolie.

Por kur dolën jashtë, pozuan për një foto dhe Jolie u kthye dhe puthi Haven në buzë.

Ajo zbuloi muaj më vonë kur u pyet se ishte thjesht dashuri ‘vëllazërore’. “Prindërve të mi e pëlqyen vërtet atë moment dhe kjo është ajo që do të ketë gjithmonë rëndësi”, tha Jolie për “Entertainment Weekly”.

Haven i tha ‘Daily Mail’ në 2007: “Unë nuk i dhashë motrës një puthje franceze. Ishte diçka e thjeshtë dhe e bukur. E përgëzova për fitimin e Oscarit dhe i dhashë një puthje të shpejtë në buzë. Por ajo u bë një gjë e madhe”.

prive.al