“Pse e do dikë me të cilin s’mund të jesh?”- Fifi flet për jetën personale, zbulon edhe kërkesat që ka nga meshkujt pas dobësimit
Fifi ja ka dalë mbanë që të humbë peshë dhe të vazhdojë të jetë e kujdesshme me kilogramët e tepërt.
Këngëtarja tërhoqi vëmendjen e të gjithëve pas dobësimit me anë të balonit gastrit fillimisht, e më pas me anë edhe të ushtrimeve, përveç kujdesit me ushqimet.
Nisur nga fiziku i ri i artistes, ndjekësit janë bërë kureshtarë të dinë nëse meshkujt kërkojnë të dalin më shumë me të tani.
“100%. Ka dhe prej atyre që dikur më thonin motër, sot jo më. Tani duan të dalin me mua për tu njohur ndryshe!”, u përgjigj Fifi gjatë bisedës virtuale.
Një tjetër e pyeti: “Fifi dashuron me zemër apo me tru?”
Ndërsa artistja iu përgjigj: “Me zemër. Për këtë nuk e kalkuloj kurrë veten në veprimet që bëj, karshi atij që e dashuroj. Gaboj pafund, disa janë të pranueshme, disa gabime ndoshta edhe jo, ama di të kërkoj falje edhe di ta mësoj veten që të mos e përsërisë gabimin më.
Nuk di dhe ishalla nuk mësohem ndonjëherë të dashuroj arsyeshëm ose me tru… s’ka kuptim, as ndjenjë të fortë ajo punë”.
Në tekstet e këngëve të saj, zakonisht Fifi flet për një dashuri në të cilën njëri vuan, sepse nuk mund të jetë bashkë me tjetrin. Prandaj, një fans e ka pyetur këngëtaren që nëse është kështu, atëherë pse ajo e do këtë person.
“Zemra s’është me buton… Por as mëkat të dashurosh nuk është. Plus, zemra ime bën zgjedhje misterioze. Zgjedhje sfiduese.
Dua histori dashurie, dua më shumë se thjesht lidhje. S’dua lidhje të zakonshme Instagram-i e TikTok-u”, shkroi Fifi.
Panorama.al