Pse “çunat e këqij” janë kaq seksi?
Në jetë, çdo vajzë fiksohet pas një “çuni të keq”. Mos bëj kot, sepse edhe ti ke pasur një të dashur që e ke romantizuar si ai tipi te “3 metra mbi qiell”.
Gjithsesi, ka arsye specifike pse vajzat lënë kokën pas “çunave të këqij”:
1. Sepse “çunat e këqij” na çlirojnë nga presioni i të qenit “vajza e mirë”
Domethënë, ti je me 10 në shkollë, zgjohesh dhe fle mbi libra, i mbush mendjen mamit dhe shoqeve të saj që je perfekte dhe…ku është pjesa e qejfit? Po pra, nuk e gjen.
Çunat e këqij bëjnë pikërisht këtë, të japin lirinë të jesh një vajzë e keqe, në rrugë, në shkollë dhe në çarçafë.
2. Janë të ndaluar dhe të pabindur
Të egër, joshës dhe nuk u binden rregullave. Çunat e këqij duken si një tabù që duan ta thyejnë të gjitha gocat, gjithashtu janë shumë ekskluzivë. Të gjitha e duan një çun të keq, por kë do ai?
3. Japin ndjesinë e mbrojtjes
Ata janë të zotët e vetes dhe nuk kanë frikë ta mbrojnë atë që duan. Tingëllon seksi, e dimë.
4. Janë interesantë
Vishen bukur, kanë tatuazh, stil, sjellje aspak klishe, batuta të lezetshme…
Por, mos harro: Është thjesht një fazë, si për të, edhe për ata. Gjithsesi, një çun i keq, të duhet patjetër në jetë.
Anabelmagazine