Pse askush nuk hëngri nga ‘charcuterie boards’ aq të bukura të Grammy-t?!

Ka një detaj në Grammy Awards 2023 që më siguri ju ka shpëtuar: Charcuterie Boards të vendosura në çdo tavolinë.

Pamja e tyre dukej fantastike, ndoshta aq shumë sa të ftuarit thuajse nuk guxuan t’i preknin.

Pjatat e mrekullueshme u përgatitën nga kompania me emër “Silverlake Socialite”, por duket sikur ato nuk u vlerësuan mjaftueshëm.

Ndërsa ceremonia përparonte dhe fotografët kapën të pranishmit e famshëm gjatë pauzave të reklamave, charcuterie boards mbetën jashtëzakonisht të paprekura – me përjashtim të një fotografie të Jay-Z që shijon pak djathë ndërsa gruaja e tij, Beyonce mori çmimin e saj të parë pasi mbërriti me vonesë.

Fotot tregojnë dyshe si Jennifer Lopez dhe bashkëshorti Ben Affleck dhe Taylor Swift me Bryce Dessner duke buzëqeshur pranë pjatave krejtësisht të paprekura.

Njerëzit tani po pyesin se si të ftuarit i rezistuan konsumit të pjatave aq të këndshme.

Dhe tani, për disa merita të vonuara, të merituara. Krijimet luksoze u projektuan nga themeluesja e Silverlake Socialite, Lauren Delp. Me ndihmën e një ekipi të talentuar asistentësh, ajo solli 125 charcuteri boards në 16 orë për shfaqjen.

Anabelmagazine