Prova që Brad Pitt “ e shtriu” fytyrën me operacione plastike bëhet virale në Tik Tok!

Një video në të cilën estetisti Jonny Betterridge spekulon se Brad Pitt mund të ketë bërë një ndërhyrje të fshehtë estetike në fytyrë është bërë virale në TikTok duke marrë më shumë se 5.5 milionë shikime. Edhe pse nuk ka një deklaratë zyrtare që aktoi i famshëm t`i jetë drejtuar kirurgjisë plastike për t’u dukur më i ri, një foto nga një event në tapetin e kuq në vitin 2020 dhe një tjetër në turneun e tenisit Wimbledon verën e kaluar, tregon ndryshimin drastik në pamjen e aktorit 60-vjeçar.

Dr Jonny beson se aftësia e Brad Pitt për t’u rinovuar është vetëm rezultat i vizitave te një kirurg shumë i mirë. Videoja u bë virale sepse njerëzit nuk mund ta besojnë se sa mirë duket ai në moshën 60-vjeçare. Duke parë fotot që postova, Brad me të vërtetë duket sikur ka bërë një lifting të fytyrës.

“Ndryshimet janë domethënëse; këto nuk janë rezultate që sigurohen përmes metodave jokirurgjikale”, shprehet mjeku. Dr Jonny tregon se tërheqja e fytyrës zakonisht lë shenja pranë llapës së veshit. Nëse Brad Pitt do t’i drejtohej një procedure të tillë, sipas Dr Jonny, do t’i kushtonte rreth 100,000 paundë dhe do të kërkonte një periudhë rikuperimi dy deri në tre muaj.

Bordo