“Protestën e organizova…” Fifi dhe Zhaklin Lekatari sherr edhe në protestë

Pasi për ditë me radhë u përplasën virtualisht në rrjetet sociale, këngëtarja Filloreta Raçi (Fifi) dhe blogerja Zhaklin Lekatari janë përballur për herë të parë publikisht.

Dhe ashtu siç mund të pritej, nuk ka munguar një debat mes tyre.

Dy muaj më parë, “sherri” me Fifit dhe Zhakut nisi nga një deklaratë që këngëtarja bëri për partnerin e saj në rrjetet sociale. Dyshja ishin të pranishme gjatë pasdites së sotme në protestën e mbajtur në sheshin Nënë Tereza, e organizuar nga Fifi. Gjatë tubimit kjo e fundit ka debatuar me tone të ashpra me Zhaklinën, për shkak të organizimit të protestave në vendin tonë.

Gjithçka nisi nga një aktiviste, e cila në fjalën e saj falendëroi Zhaklin Lekatarin për organizimin e protestës, gjë që nxiti një reagim edhe nga Fifi. Këngëtarja, me tone të larta tha se gjithçka ishte organizuar nga ajo teksa shprehet: “Nuk është vetëm që është organizuar. Kjo gjëja nuk kam parë asnjë njeri që të marrë një iniciativë për përdhunimin e 11-vjeçares përveç se në Instagram apo Facebook (Bërtet)”

Por nuk ka munguar një përgjigje nga ana e Zhaklinës e cila u shpreh: “Kemi 10 vite që bëjmë iniciativa të tilla”, ndërsa Fifin vijon të theksojë se iniciativat janë bërë “vetëm në rrjetet sociale.”